GJYGJI I KRYETARIT GJELOSHAJ FILLON MË 16 QERSHOR

Gjygji i kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili dyshohet se ka bërë thirrje për rezistencë, është caktuar për 16 qershor në Gjykatën Themelore në Podgoricë. Çështja iu caktua gjyqtares Nada Rabrenoviq, shkruan Dan. Përveç kryetarit Gjeloshaj, janë akuzuar për veprën penale të thirrje për rezistencë shefi i Policisë Komunale të komunës së Tuzit, Rexhep Çunmulaj dhe polici komunal Enis Medgjonaj. Veprat penale, sipas aktakuzës, u kryen më 24 dhe 25 shkurt të këtij viti. Kryetari Gjeloshaj është akuzuar për organizimin e një takimi me pronarët e objekteve hotelierike nga Tuzi më 24 shkurt duke u bërë thirrje për të hapur objektet e tyre hotelierike, gjë që ishte në kundërshtim me urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ndalon funksionimin e objekteve hotelierike, në mënyrë që të parandalojë përhapjen dhe transmetimin të virusit të ri corona, gjë që hotelierët e bënë të nesërmen. Të pandehurit Rexhep Çunmulaj dhe Enis Medgjonaj janë akuzuar për ndihmën që i kanë bërë kryetarit Gjeloshaj në kryerjen e veprës penale, sepse parkuan automjetet zyrtare të Policisë Komunale nëpër të dy shiritat e trafikut të rrugës Podgoricë-Tuz, bllokuan trafikun dhe kështu penguan ndjeshëm kryerjen e veprimeve zyrtare nga oficerët e policisë të cilët monitoruan respektimin e urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

SHARE