NIMANBEGU: APROVOHET LIGJI MBI KTHIMIN E PRONËS SË VALDANOSIT

Deputeti i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu, përmes rrjetit social “Facebook” njoftoi se sot në mëngjes ka mbrojtur ligjin mbi Valdanosin në Komisionin për ligje në Kuvendin e Malit të Zi, ku njëkohësisht edhe u aprovua ky ligj. Nimanbegu në postimin e tij të plotë thotë: “ Edhe një hap u bë në drejtim të kthimit të pronës! Në mengjes mbrojta Ligjin mbi Valdanos në Komision për Ligje në Kuvendin e MZ. Një zërit u aprovua nga koleget që i falenderoj! Diskutimi në seancë plenare mbi këtë Ligj pritet ditët në vijim.”

SHARE