KONFERENCA NDËRQEVERITARE MË 22 QERSHOR

Konferenca e parë politike ndërqeveritare me Malin e Zi mund të mbahet në 22 qershor të këtij viti. Kjo ju tha Pobjeda-s nga kryenegociatorja Zorka Kordiq. Komisioneri i Zgjerimit i BE Oliver Varheli tha kohët e fundit është duke pritur të mbahet konferenca e parë “politike” ndërqeveritare me Malin e Zi muajin e ardhshëm. “Është e qartë se etapa tjetër është përmbushja e kritereve të përkohshme për sundimin e ligjit nga lapitujt 23 dhe 24. Para kësaj, asnjë kapitull nuk do të mbyllet,” vuri në dukje Varheli. “Ne jemi në komunikim intensiv me Presidencën Portugeze të Këshillit të BE në lidhje me përgatitjet për konferencën ndërqeveritare midis Malit të Zi dhe BE, kështu që ka një shans të mirë që ajo të organizohet në vazhdim të sesionit të Këshillit të BE në konfigurim GAC – niveli i ministrave të çështjeve evropiane të vendeve anëtare të BE, i cili është planifikuar për 22 qershor 2021 në Luksemburg. Sigurisht që nuk kemi marrë ende një konfirmim zyrtar,” tha Kordiq.

SHARE