BRENDA 24 ORËVE TË FUNDIT VDIQËN TRE PERSONA, PËRFSHIRË NJË TË HUAJ

Në Malin e Zi, që nga rezultatet e fundit, tre persona kanë vdekur nga efektet e virusit corona, ndërsa 55 raste të reja pozitive janë regjistruar, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). “Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, laboratorë të tjerë publik dhe privatë që merren me diagnozën e infeksionit të ri të koronavirusit përfunduan analizën dje (e enjte, 20 maj 2021) dhe paraqitën rezultate në Institut për 1,458 mostra për koronavirusin e ri. Siç u njoftua, viktimat ishin nga komunat e Andrijevicës (1) dhe Nikshiqi (1), si dhe u raportua vdekja e një shtetasi të huaj i cili vdiq në një institucion shëndetësor në Malin e Zi. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 108 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive më Covid-19 në Mal të Zi është 1,137.

SHARE