QEVERIA MIRATON NISMËN QË I LEJON KOSOVËS DHE BOSNJËS UDHËTIMIN VETËM ME LETËRNJOFTIME

Qeveria e Kosovës unanimisht ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare me Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovvinën, Maqedoninë e Veriut, Malin të Zi dhe Serbinë. Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Bosnje dhe Hercegovinës që për herë të parë të hyjnë në territorin e njëra-tjetrës me letërnjoftim biometrik për një periudhë të caktuar. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në mbledhjen e Qeverisë ka prezantuar draft-marrëveshjen, të cilën e konsideroi tejet të rëndësishme, ai ka treguar për nismën e marrëveshjes në kuadër të Samitit të Sofjas. “Ky draft-marrëveshje është në frymën e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit rajonal si rezultat i zotimeve të gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Sofjes të mbajtur në nëntor 2020 ku u nënshkruan dy deklarata, ajo për tregun e përbashkët rajonal dhe deklarata për agjendën e gjelbër. Ky samit është vazhdimësi i procesit të Berlinit,” ka theksuar Sveçla.

SHARE