MANS: GJYKATA TË REAGOI LIDHUR ME VENDIMIN E KEMZ

Gjykata speciale e MZ, duhet të reagoi lidhur me vendimin e Këshillit të Korporatës Elektrike të MZ, që ajo kompani të blej minierat e thëngjillit, me çmim nga 6,4 euro , për aksion, kumtuan nga Rjeti për afirmimin e sektorit jo qeveritar “MANS”.

Koordinatorja e qendrës kërkimore të MANS, Ines Mrdoviq, ka thënë se një sasi e tillë e përcaktuar i aksioneve dhe vetë kontrata shitblerëse duhet të jenë urgjentisht lëndë për gjykatën speciale, e cila ka ende mundësi të parandalojnë dëme të mëdha për buxhetin e shtetit.

“Vendimi i Këshillit të Korporatës Elektrike të MZ, që të blej minierat e thëngjillit me çmim nga 6,4 euro, për aksione është e dëmshme për interes publik dhe hapë rrugë që paratë nga arka e shtetit për kush e din se për të cilën herë të derdhen në familjen e liderit të Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq dhe partnerëve kontrovers të biznesit, siç është kompania italiane A2A, për ç’gjë Gjykata Speciale e e Shtetit, do të duhej të reagoi në mënyrë urgjente “, theksoi Mrdoviq në kumtesë.

SHARE