BOROVINIQ-BOJOVIQ: TUBIMET KËRCËNOJNË SITUATËN EPIDEMIOLOGJIKE

Qytetarët e Malit të Zi duhet të kuptojnë se sa e rëndësishme është të respektohen masat epidemiologjike ndërsa zgjat vaksinimi dhe tubimet e mundshme do të rrezikonin situatën epidemiologjike, e cila është përmirësuar ndjeshëm në ditët e fundit, tha Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq. “Çdo tubim do të rrezikonte situatën epidemiologjike, që do të thotë më tej se do të rrezikonte jo vetëm sezonin e ardhshëm turistik, por edhe atë që është më e rëndësishmja – shëndetin e të gjithë qytetarëve,” tha Boroviniq Bojoviq në një intervistë për agjensinë MINA. Ajo tha se nëse kjo ndodh, ata do të detyrohen të mendojnë përsëri për vendosjen e masave kufizuese. Siç thekson Boroviniq Bojoviq, situata epidemiologjike në Mal të Zi është dukshëm më e mirë se sa ishte në periudhën e mëparshme, dhe kjo u konfirmua nga drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge, me një pasqyrë të të gjithë situatës. Ajo që është shumë e rëndësishme tani, siç theksoi ajo, është që situata epidemiologjike të mbetet e njëjtë dhe që numrat të jenë edhe më të mirë se sa janë për momentin. “Në mënyrë që ajo të qëndrojë në atë mënyrë, dy faktorët më të rëndësishëm janë, nga njëra anë respektimi i masave epidemiologjike dhe nga ana tjetër, vaksinimi masiv,” tha Boroviniq Bojoviq.

SHARE