LISTA SHQIPTARE: NË REND TË DITËS DUHET TË JETË LIGJI MBI ELIMINIMIN E PASOJAVE TË EKSPROPRIJIMIT TË VALDANOSIT

Deputeti i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu, përmes rrjetit social “Facebook” ka njoftuar se Lista Shqiptare ka dorëzuar kërkesën që Ligji mbi eliminimin e pasojave të eksproprijimit të pronës në Gjirin e Valdanosit të futet në rend të ditës së mbledhjes së Kuvendit që do të mbahet nesër më 11 Maj 2021. “Presim mbeshtetjen e Klubeve të deputetëve në Kuvend që të rregullohet kjo çështje politiko-pronësore,” thekson Nimanbegu.

SHARE