KKZ PUBLIKON REZULTATET PARAPRAKE PËR ZGJEDHJET E MBAJTURA NË HERCEG NOVI

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve i Herceg Novit njoftoi rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale të mbajtura dje. Të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje hynë në parlamentin e ri lokal. Koalicioni i mbledhur rreth demokratëve fitoi më së shumti mandate, të cilët ishin në pushtet edhe më parë.  Gjithsej 17,005 qytetarë votuan, tha Kryetarja e KKZ Mirjana Ivanoviq. Sipas rezultateve, koalicioni i cili mori më së shumti vota ishte “As majtas, as djathtas – drejtimi i ri”, dmth 4,568 vota konkretisht 10 mandate, pason “Ekipi evropian për Herceg Novi” me 3,680 – 8 mandate, pastaj “Për të ardhmen e Herceg Novit dhe Bokës” 3,624 – 7 mandate, “E zezë mbi të Bardhë” 1,281 – 2 mandate dhe “Novi i mirëfilltë” mori 768 – 1 mandat.

SHARE