VARHELI VIZITË ZYRTARE NË MAL TË ZI

Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varheli tha se BE po punon për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme, në mënyrë që Mali i Zi të përballet me problemet që ka rreth shlyerjes së borxhit për autostradën, duke shtuar se BE nuk mund të paguajë huatë që janë morën të tjerët. “Nuk na takon neve të shqyrtojmë situatën financiare në vend, nuk na takon neve të paguajmë huatë që të tjerët kanë marrë,” tha Varheli, duke shtuar se ata kanë komunikime me Qeverinë për atë çështje. Varheli tha se BE po ndjek reformën e zyrës së prokurorit në Malin e Zi me shumë vëmendje. “Ne kemi biseduar tashmë me Kryeministrin Krivokapiq disa herë. Ne mendojmë se ndryshimet institucionale duhet të bëhen vetëm nëse ato janë plotësisht në përputhje me Kushtetutën,” tha Varheli, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. “Ne po shpresojmë që qeveria e re të tregojë rezultate, sepse ky vend ka humbur vite për të bërë përparim dhe tani na duhet ai përparim,” tha Varheli, duke shtuar se ai pret rezultate pozitive përpara konferencës së njoftuar në Qershor. Kryeministri Zdravko Krivokapiq tha se gjithçka që bën Mali i Zi do të punojë me partnerë nga BE.

SHARE