DREJTORI RAJONAL I OBSH-së DO TË VIZITOJ MALIN E ZI

Drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Dr. Hans H. Kluge, do të bëjë vizitën e tij të parë zyrtare në Malin e Zi më 6 dhe 7 maj. “Përveç se është shprehje e respektit për Malin e Zi, kjo vizitë është një mundësi për dialog politik dhe ekspert, jo vetëm për t’iu përgjigjur COVID, si një sfidë monumentale shëndetësore, sociale dhe ekonomike, por edhe për nevojën për të ripërcaktuar përparësitë e politikës sektoriale, pozicionim më i mirë i shëndetit në agjendën politike dhe zhvillimore, si përcaktues të fortë të zhvillimit ekonomik dhe kohezionit shoqëror,” njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të takohet me zyrtarë të lartë të Malit të zi ku temat e takimit do të jenë përgjigja ndaj COVID 19, Programi i Punës i OBSH-së për Evropën, si bazë për zhvillimin e një politike të re shëndetësore në Malin e Zi, investimi në sigurinë shëndetësore dhe përcaktimi i një kornize për bashkëpunim për krijimin e një Qendre Krizash (EOC), përmirësimi i mbrojtjes ndaj rrezikut financiar kur përdoren shërbimet shëndetësore, forcimi i kujdesit shëndetësor parësor si shtylla kurrizore e kujdesit shëndetësor universal.

SHARE