GJELOSHAJ: NËNSHKRUHET KONTRATA PËR NDËRTIMIN E QENDRËS TREGTARE NË TUZ

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në Facebook, bëri me dije se dje është bërë nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e qendrës tregtare në Tuz. Siç thekson Gjeloshak, investimet në komunën e Tuzit do të fillojnë shumë shpejt. “Kam kënaqësinë të ju njoftoi se një kompani prestigjioze nga regjioni sot ka nënshkruar kontratën për qiramarrjen e tokës në periudhën kohore prej 20 vitesh. Kompania në fjalë do të ndërtojë një qendër tregtare moderne, me investim shumë milionësh, ku do hapën afro 100 vende të reja pune!,” shkruan Gjeloshaj. Ai më tej shton se me krejt stafin, një kohë të gjatë kanë punuar për të bindur investitorin në fjalë që të investoj në komunën e Tuzit. “Ne, në kontinuitet jemi duke komunikuar me biznesmen tjerë potencial nga vendi dhe regjioni për investime në komunën tonë. Jemi të sigurt që investimet në sektorin privat dhe hapja e vendeve të reja të punës do të vazhdojnë edhe në të ardhmën, sepse ky është edhe një nga strategjitë tona të zhvillimit ekonomik të Malësisë,” tha Gjeloshaj.

SHARE