KONTROLLE MË TË ASHPRA NË PRAG TË FESTAVE

Në prag të festave dhe sezonit turistik, inspeksionet do të punojnë më intensivisht në terren, e në veçanti, do të kontrollohen objektet hotelierike për shkak të organizimeve të ndryshme dhe shkeljes më të madhe të masave në fuqi, ka deklaruar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë për punët e inspeksionit, Ilir Harasani, në takimin me ministren e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq. Ata, kanë biseduar mbi problemet me të cilat përballet inspektimi  në terren. Rëndësia e punës së shërbimeve të inspektimit, në parandalimin e epidemisë, është i njohur dhe Ministria e shëndetësisë, do ti jap përkrahje të plotë në punën  mëtejme”, thuhet në kumtesë. Harasani, ka pohuar se është përpiluar plani për mbikëqyrjen më të rreptë në prag të festave dhe sezonit turistik dhe se inspekcionet do të punojnë më intensivisht në terren. 

SHARE