DITË PUSHIMI MË 30 PRILL, 1,2 DHE 3 MAJ

Me rastin e 1 majit – Ditës së Punës dhe festës fetare të Pashkëve për punonjësit e besimit Ortodoks, ditë jo pune do të jenë 30 prill, 1,2 dhe 3 maj, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Ata kujtojnë se në bazë të Ligjit për Festimin e Festave Fetare, besimtarët e besimit Ortodoks kanë të drejtë në pushim me pagesë, me qëllim të kremtimit të festave fetare për të Premten e Madhe dhe Pashkët.

SHARE