MALI I ZI DHE MAQEDONIA E VERIUT MBETEN TË PËRKUSHTUARA NË LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT

Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë e Veriut mbeten të përkushtuara në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi. Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, koordinatorët kombëtarë shkëmbyen informacione mbi përpjekjet e qeverisë për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm, për të luftuar terrorizmin dhe procesin e riintegrimit, risocializimit dhe rehabilitimit të të kthyerve nga fushat e huaja të betejës, në nivelet qendrore dhe lokale, si dhe përparësitë dhe iniciativat për të forcuar bashkëpunimin rajonal me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Në të njëjtën kohë, ata shprehën rëndësinë dhe nevojën për një ngritje të përshtatshme institucionale të mekanizmave koordinuese të qeverisë, në mënyrë që të vendosin vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit, si dhe nevojën për të forcuar komunikimin e rregullt, përmes bashkëpunimit dhe partneritetit të ndërsjellë dhe pjesëmarrjes në projekte të përbashkëta,” thuhet në deklaratë. Po ashtu në takim u njoftua edhe për nënshkrimin e një Memorandumi të Bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

SHARE