SPUTNIK V ARRIN JAVËN TJETËR NË MAL TË ZI

Disa dhjetëra mijëra doza të vaksinës ruse Sputnik V duhet të mbërrijnë në Malin e Zi nga Rusia gjatë javës tjetër. Këtë për “Vijesti” e tha një anëtar i ekipit negociator për prokurimin e asaj vaksine, Sergej Boleviq. Ai tha se do të kishte më shumë se 10,000 doza në kontigjent, ndoshta 20,000 ose 30,000. 14,000 doza të vaksinës Sputnik V arritën në Malin e Zi në dy muajt e mëparshëm, nga të cilat 4,000 u dhuruan nga Serbia. Vaksinimi masiv në Malin e Zi nuk ka filluar ende, sepse shpërndarja e kontigjentit të vaksinave kineze është duke vonuar. Javën e kaluar, autoritetet thanë se sistemi i kujdesit shëndetësor ishte gati për imunizim masiv dhe se vaksinimi do të kryhej në 138 pika, në dy ndërrime. Ata shpjeguan se 10 ekipe të lëvizshme janë të gatshme, të cilat do të ndihmojnë stafin shëndetësor në komunat ku ka nevojë për atë.

SHARE