KOMITETI I REFORMËS ZGJEDHORE ZGJODHI ANËTARËT E KATËR GRUPEVE TË PUNËS

Komiteti Gjithëpërfshirës i Reformës Zgjedhore ka zgjedhur anëtarët e katër grupeve të punës për të përcaktuar disa ligje dhe për të zbatuar rekomandime nga raporti i progresit i Komisionit Evropian dhe misioni i OSBE / ODIHR. Kryetari i Komitetit Strahinja Bullajiq tha se për shkak të interesit të madh dhe faktit që një duzinë klubesh marrin pjesë në punën e komitetit, ai sugjeroi që grupet e punës të kishin tre anëtarë – tre nga shumica parlamentare dhe tre nga opozita. Kryetar i grupit të parë të punësu zgjodh Danillo Sharanovic ndërsa antërarë: Predrag Bullatoviq, Dragan Vukiq, Boris Mugosha, Genci Nimanbegu dhe Kenan Strujiq-Harbiq. Kompetenca e këtij grupi punues do të jetë përcaktimi i propozimit të Ligjit për Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve, përcaktimi i mënyrës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale brenda një dite, forcimi i kapaciteteve të përgjithshme dhe profesionalizmit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Branka Boshnjak u zgjodh kryetare e grupit të dytë të punës, dhe anëtarë u zgjodhën: Momo Koprivica, Milosh Konatar, Jovanka Llalliçiq, Kenan Strujiq-Harbiq dhe Draginja Vuksanoviq Stankoviq. Kompetenca e atij grupi punues do të jetë të përcaktojë propozimin e Ligjit për Listën e Votuesve dhe propozimin e Ligjit për Regjistrat e Vendbanimit apo Vendqëndrimit. Grupi i tretë i punës do të drejtohet nga Dalliborka Pejoviq, dhe anëtarët do të jenë: Branka Boshnjak, Momo Koprivica, Milosh Konatar, Genci Nimanbegu dhe Jovanka Llalliçiq. Kompetencat të këtij grupi punues do të përfshijë përcaktimin e propozimit të Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike dhe Fushatat Zgjedhore dhe forcimin e kapaciteteve të përgjithshme, profesionalizmin dhe transparencën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Grupi i katërt i punës do të kryesohet nga Draginja Vuksanoviq Stankoviq, dhe anëtarët do të jenë: Predrag Bullatoviq, Danillo Sharanoviq, Dragan Vukiq, Dalliborka Pejoviq dhe Boris Mugosha. Bordi gjithashtu përcaktoi thirrjen publike për zgjedhjen e tre anëtarëve të asociuar nga sektori jo-qeveritar dhe zgjedhjen e dy anëtarëve të asociuar nga komuniteti akademik – universiteti, dhe formoi një komision për rishikimin e dokumentacionit në thirrjet publike.

SHARE