DIZDAREVIQ: NËSE JENI ALERGJIK, JA NJË VAKSINË QË MUND TA MERRNI

Njerëzit që janë alergjikë ndaj penicilinës mund të marrin çdo vaksinë të koronavirusit, ndërsa pacientët me reaksione serioze alergjike nuk janë kandidatë për vaksinat Fajzer dhe Moderna, thotë Dr. Denisa Dizdareviq, specialiste në mjekësinë e brendshme dhe alergologjinë. “Personat që janë alergjikë ndaj penicilinës mund të marrin çdo lloj vaksine. Pacientët që kanë pasur reaksione serioze alergjike nuk janë kandidatë për vaksinat e ARN-së, dmth. Pfizer dhe Moderna, por mund të marrin vaksina vektoriale, pra vaksina të vdekura – këto janë AstraZeneca, Johnson&Johnson, vaksina ruse dhe vaksina kineze, e cila është një vaksinë e vdekur,” tha Dr. Dizdareviq. Ajo poashtu tha që ata persona duhet të jenë nën vëzhgim për 30 minuta pasi kanë marrë vaksinën.

SHARE