SOT U INAGURUA SPITALI RAJONAL I NDËRTUAR NGA TURQIA NË FIER

Spitali rajonal Memorial i Fierit u inaugurua sot, pas një punë intensive disa mujore, nga ekipi turk dhe shqiptar. President i Turqisë, Tayyip Erdogan e quajti këtë spital, spitalin e miqësisë mes dy vendeve. “Uroj që ky spital i miqësisë Turqi-Shqipëri, duke qenë shenjë e re për miqësinë mes dy vendeve, dëshiroj nga zemra që të sjellë dobi dhe sa më shumë shërim për vëllezërit tanë shqiptar. Ngushëllime për të gjithë ata që kanë humbur familjen gjatë pandemisë, uroj shërim për të gjithë të shëruarit në spital. Një falenderim i veçantë për kompaninë kontraktuese. Uroj që ky spital t’i shërbejë të gjithë komunitetit”. Erdogan, në fjalën e tij, premtoi partneritet të vazhdueshëm me vendin tonë. “Turqia me këto mundësi, do të vazhdojë t’i shërbejë Shqipërisë”. Spitali, i cili do ketë një ekip turko-shqiptar, pritet të presë pacientët e parë së shpejti. Kryeministri Rama në ceremoninë e inagurimit të spitalit në Fier për Turqinë: Jemi me fat që kemi vend kaq mik dhe të gatshëm për të ndarë dijen e vet.  

SHARE