DEREK CHAUVIN SHPALLET FAJTOR PËR VRASJEN E AFRIKANO-AMERIKANIT GEORGE FLOYD

Ish-oficeri i policisë së Mineapolisit, Derek Chauvin u shpall fajtor për vrasje në vdekjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, një çështje që shkaktoi protesta në të gjithë botën, dhunë dhe një analizë të racizmit dhe praktikave të policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Juria me gjashtë anëtarë të bardhë dhe gjashtë anëtarë me ngjyrë, e mori vendimin të martën pasi diskutoi rreth 10 orë gjatë dy ditëve në një qytet në ankth se mund të kishte një shpërthim tjetër trazirash. Para gjykatës, një turmë prej disa qindra njerëzish shpërtheu në brohoritje kur u shpall vendimi. Chauvin kishte deklaruar se ishte i pafajshëm për akuzat. Tani ai mund të përballet me 40 vjet burg. Megjithëse sistemi i drejtësisë penale dhe juritë në Shtetet e Bashkuara prej kohësh kanë qenë tolerante dhe u kanë dhënë disa mbrojtje ligjore oficerëve të policisë që përdorin dhunë ndaj civilëve, juria në Mineapolis arriti në përfundimin se zoti Chauvin e kishte kaluar kufirin dhe kishte përdorur forcë të tepruar.

SHARE