42,000 DOZA TË VAKSINAVE NGA BE-ja DO TË MBËRRIJNË NË MALIN E ZI

42,000 doza të vaksinave të financuara nga Bashkimi Evropian do të mbërrijnë në Malin e Zi nga maji deri në fund të gushtit, shkruaan në Twitter Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen. Komisioni Evropian dhe Austria njoftuan sot përfundimin e një marrëveshje për shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19 për Ballkanin Perëndimor. Komisioni Evropian po financon shpërndarjen e 651 mijë dozave të vaksinave BioNTech / Pfizer, të cilat do të shpërndahen me mbështetjen e Austrisë. Dorëzimi i parë për të gjithë partnerët në rajon pritet në maj dhe dorëzimi i kësteve të rregullta do të vazhdojë deri në gusht. “Është thelbësore që të shpejtohen fushatat e vaksinimit kudo. Jam e lumtur të njoftoj se ne kemi dhënë doza për të mbështetur vaksinimin e punonjësve shëndetësorë dhe grupeve të tjera të prekshme në Ballkanin Perëndimor. Bashkimi Evropian qëndron pranë partnerëve të tij në rajon, të cilët shohin mbështetje tek ne. Unë dua të falënderoj Austrinë që e bëri të mundur këtë transferim, duke treguar angazhimin e saj të fortë dhe solidaritetin me Ballkanin Perëndimor,” tha von der Layen.

SHARE