KOSOVA BIE PËR TETË POZITA NË RAPORTIN E REPORTERËVE PA KUFIJ

Kosova ka rënë sivjet për tetë pozita më poshtë sesa vitin e kaluar, përkatësisht në pozitën e 78, sipas raportit të Reporterëve pa Kufij, sa i takon lirisë së mediave në botë. Vitin e kaluar, ky vend ishte renditur në vendin e 70-të. Kosova hyn në grupin e vendeve me situatë problematike të lirisë së shtypit. Nga vendet e rajonit, Bosnje-Hercegovina është renditur e 58-a në listë, Maqedonia e Veriut 90, Serbia 93 dhe Mali i Zi 104. Në raportin e vitit 2021 është thënë se gazetaria – vaksina kryesore kundër dezinformatave – është plotësisht apo pjesërisht e bllokuar në 73 për qind të 180 vendeve që përfshin organizata në listën e saj.

SHARE