EKSPERTËT NË MAL TË ZI: GJERMANËT PO NA NDIHMOJNË TË MPOSHTIM EPIDEMINË

Një delegacion ekspert i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Gjermanisë “Robert Koch” gjindet sot për një vizitë pune pesë-ditore në Malin e Zi. Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave dhe njohurive në fushat e mbikëqyrjes, epidemiologjisë së menaxhimit klinik, parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve dhe diagnostifikimit laboratorik. Ekipi i ekspertëve do të punojë së bashku për të forcuar kapacitetin e sistemit shëndetësor të Malit të Zi në luftën kundër virusit COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Jelena Boroviniq Bojoviq, theksoi se vizita e tyre kishte për qëllim tejkalimin e problemeve dhe dritën përfundimtare në fund të tunelit. Dr. Andreas Jansen tha që të gjithë kemi mësuar një mësim të thjeshtë nga kjo pandemi – ne do të ndalojmë përhapjen e saj vetëm nëse luftojmë krah për krah. Ndërsa, ambasadori gjerman në Malin e Zi, Dr. Robert Weber, vlerësoi se delegacioni gjerman i ekspertëve erdhi në një moment të rëndësishëm për Malin e Zi.

SHARE