QEVERIA E MZ, MIRATOI LISTËN E PROJEKTEVE PRIORITARE

Komisioni Kombëtar i Investimeve miratoi sot një listë prej 36 projekteve kryesore lidhur me projektet e infrastrukturës me vlerë prej 2.13 miliardë euro. Komisioni Kombëtar i Investimeve i dërgoi një listë të shkurtër Qeverisë së MZ, në mënyrë që nga ana e tyre këto projekte të shqyrtohen dhe miratohen.

“Lista përfshin tetë projekte në fushën e efikasitetit të energjisë  me vlerë prej 1.17 miliardë euro, gjashtë projekte në fushën e transportit me vlerë  prej 789.6 milionë euro, tre projekte në fushën e mbrojtjes së mjedisit me vlerë prej 62.9 milion euro, dhjetë projekte në fushën e aktiviteteve sociale me vlerë  prej 74 , 2 milionë euro dhe nëntë projekte në fushën e infrastrukturave tjera me vlerë prej 28.3 milionë euro”, kumtohet nga Qeveria e MZ.

Ndër këto prioritete është edhe përmirësimi i efikasitetit të energjisë në ndërtesat publike dhe projekti i përmirësimit të cilësisë së furnizimit me energji në rajonet turistike.

Prioritet i jepet edhe ndërtimit të dy shkollave fillore në Podgoricë, gjimnazeve në Podgoricë, Ulqin dhe Tivarë, si dhe rindërtimin e Shtëpisë së Studentëve në Podgoricë. Nga Qeveria e MZ,  kumtuan se është dhënë pëlqim që në listën e projekteve prioritare të infrastrukturës të përfshihen edhe projektet e Institutit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Teknologjive të Qëndrueshme në Evropën Juglindore me misionin e Shkencës për paqë dhe ndërtimin e dy objekteve për tri klinika të Qendrës Klinike të Malit të Zi ,  për sëmundjet  infektive, të dermatologjisë dhe psikiatrisë.

SHARE