KAFENETË DERI NË ORËN 23.00, ORA POLICORE NGA MESNATA

Dalja nga objektet e banimit nga 17 Prilli do të ndalohet nga mesnata, marketet dhe dyqanet do të punojnë nga ora 7.00 deri në ora 22.00, ndërsa puna e objekteve hotelierike do të jetë nga ora 7.00 deri në ora 23.00, njoftoi Ministrja e Shëndetësisë Jellena Boroviniq Bojoviq. Ajo njoftoi në konferencën për shtyp se këto masa janë të vlefshme deri më 23 prill. Ndalimi i trafikut ndërqytetas për fundjavën është ende në fuqi.

Masa të reja në të gjithë Malin e Zi:

  1. Dalja nga objektet e banimit: 00.00-05.00;
  2. Marketet, supermarketet dhe hipermarketet: 07.00-22.00;
  3. Dyqane këpucësh, veshjës, sallone bukurie, parukeri: 07.00-22.00;
  4. Objektet hotelierike (mbetet në fuqi ndalimi i muzikës): 07.00-23.00;
  5. Puna e institucioneve arsimore dhe kulturore: deri në ora 22.00;
  6. Shpërndarja e ushqimit (ketering): deri në ora 00.00;

Masa të reja në komunën e Podgoricës dhe Danillovgradit që do të jenë në fuqi nga 17 prilli deri me 23 prill:

  1. Institucionet arsimore (parashkolloret, shkollat dhe univerzitetet): u lejohen puna në institucione;
  2. Puna e lojërave të fëmijeve: u lejohet puna nga ora 07.00-20.00;
  3. Qendrat e fitnesit dhe palestrat: 07.00-22.00;
  4. Puna e lojërave të fatit: 07.00-22.00;
  5. Objektet hotelierike: 07.00-23.00 (mund të punojnë në kapacitet të plotë brenda edhe jasht, deri në 4 persona në një tryezë);
  6. Tregjet e vogla: 07.00-22.00;
  7. Trafiku ndërqytetas lejohen por në fundjavë mbetet ende në fuqi ndalimi në gjithë territorin e Malit të Zi;

Të njëjtat masa që do të zbatohen nga 17 deri në 23 Prill në Podgoricë dhe Danillovgrad, ndërsa më parë kanë qenë në fuqi për komunat Plav, Guci, Petnjicë, Herceg Novi, Zhablak, Tivat, Kotorr, Pluzhine, Budva, Tuz, Rozhaj, Tivar, Ulqin, Bijello Pole dhe Cetij.  Në Nikshiq, Mojkovc, Berane, Plevle, Kollashin, Shavnik dhe Andrijevicë, masat aktuale në ato komuna zgjaten, duke marrë parasysh se numri i njerëzve të infektuar për 100 mijë banorë është më i lartë se 800. Organizimi i aktiviteteve argëtuese për fëmijët dhe të rriturit në vende të hapura publike janë akoma të ndaluara.

SHARE