GJAKONOVIQ: NË ADË ME VRULL PO BËHEN PËRGATITJET PËR SEZON

Përgatitjet për sezonin e ardhshëm veror në Ndërmarrjen Hotelerike – Turistike “Riviera e Ulqinit” po vijojnë me të madhe, njoftoi drejtori Bojan Gjakonoviq dhe shtoi se punëtorët e Kompleksit Turistik Ada e Bunës tash disa ditë po punojnë për ti pritur gati mysafirët. “Jam i sigurt se do të jemi në gjendje të presim të gjithë mysafirët dhe se ato do të jenë të kënaqur me ofertën. Interesimi për Adë u rrit pak gjatë ditëve të fundit”, tha Gjakonoviq në Programin e mëngjesit në TVMZ. Ai tha se për shkak të situatës aktuale me koronavirus nuk presin ardhjen e mysafirëve tradicional, mirëpo do t’i kthehen turistëve nga rajoni, si dhe tregjeve të Ukrainës, Bjellorusisë dhe Rusisë. Gjakonoviq rikujtoi se erozioni në plazhin e Adës së Bunës gjatë vjeshtës dhe dimrit ka shkaktuar probleme të mëdha, u shkaktua dëmi në plazh dhe objekte, mirëpo për momentin situata është e mirë.

SHARE