BE-ja DO TË DËRGOJË MBI 600,000 DOZA VAKSINASH NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Bashkimi Evropian (BE) po angazhohet në mënyrë intensive që të mundësojë dërgimin e vaksinave kundër COVID-19 në Ballkanin Perëndimor, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, burime në selinë e institucioneve të BE-së në Bruksel. Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për rreth 651 mijë doza të vaksinave Pfizer/BionTech, të cilat do të shpërndahen në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i dërgesës së këtyre vaksinave është imunizimi i profesionistëve shëndetësorë dhe grupeve tjera me përparësi. Këto vaksina do të vijnë direkt nga BE-ja, dhe janë të pavarura nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. BE-ja është duke punuar për të arritur të ashtuquajturën marrëveshje trepalëshe, e cila do të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor, kompaninë Pfizer dhe vetë BE-në.

SHARE