ZYRTARËT E FORCËS KUJTUAN VIKTIMAT E TERMETIT

Sot, zyrtarë të Forcës vendosën kurorë me lule pranë përmendores për viktimat e tërmetit që goditi brigjet e Malit të Zi dhe Shqipërisë më 15 Prill 1979. Përveç dëmit të madh material, 31 persona u vranë në Ulqin, emrat e të cilëve janë të gdhendur në monumentin poshtë Qytetit të Vjetër. Monumenti u ngrit në janar të këtij viti dhe u zbulua nga ambasadorët e Kroacisë dhe Kosovës, Veselko Grubishiq dhe Ylber Hysa. Është ndërtuar me iniciativë të qytetarëve Mentor Lunji dhe Sami Flamuri, dhe me propozimin e ish-kryetarit të Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ilir Çapuni, i cili tha se ngritja e atij monumenti është një model i marrëdhënieve midis qytetarit-Kuvendit- pushtetit ekzekutiv. Monumenti është vepër e një arkitekti të ri ulqinak Muhamed Muharemi dhe është bërë prej guri të gdhendur nga Ulqini. Me projektin e saj, ajo kujton fuqinë shkatërruese të tërmeteve, solidaritetin dhe lartësimin e shoqërisë gjatë katastrofave të ngjashme.

SHARE