ABAZOVIQ: PROJEKT-NDRYSHIMET NË LIGJ JANË PARAQITUR NË KËSHILLIN E EVROPËS

Projekt-ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë e Shtetit u paraqitën në Këshillin e Evropës, tha Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. “Drafti i parë i ndryshimeve në Ligjin për Prokurorinë e Shtetit u paraqit në Këshillin e Evropës. Ne vazhdojmë përpara. Përfshirje e gjerë e të gjitha palëve të interesuara,” shkruan Abazoviq në Twitter. Zyra e Abazoviqit më parë njoftoi se Zyra e Kryenegociatorit, në frymën e bashkëpunimit të mirë dhe miqësor, paraqiti në Komisionin Evropian Projekt-Ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë, me një përkthim në gjuhën angleze.

SHARE