KOMITETI I REFORMËS ZGJEDHORE: QEVERIA NUK DUHET TË MARRË VENDIME TË NJËANSHME

Gjatë seancës së parë të Komitetit për Reformën Gjithëpërfshirëse Zgjedhore u theksua se Mali i Zi duhet të reformojë legjislacionin zgjedhor, por Qeveria nuk duhet të marrë vendime të njëanshme. Kryetari i Komitetit, Strahinja Bullajiq, propozoi që komiteti të ndahet në katër grupe pune, dy prej të cilave do t’i përkasin shumicës parlamentare dhe dy opozitës. Nga PDS-ja thanë se është e rëndësishme që nga fillimi të angazhohen përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe komunitetit akademik. Gjatë diskutimit mbi metodologjinë e punës së komitetit, Boris Mugosha (SD) tha që Rregullorja e Procedurës së Komitetit duhet të miratohet. Ai vuri në dukje se grupet e punës mund të forcohen me deputetë të tjerë, përveç anëtarëve të Komisionit. Draginja Vuksanoviq Stankoviq (SDP) pyeti nëse është e mundur të flasin për besimin në legjislacionin zgjedhor nëse ndryshimet aktuale në rregulloret ligjore përpiqen të kryejnë inxhinierinë zgjedhore dhe të ndryshojnë strukturën demografike. Ajo tha se nëse Qeveria vazhdon lojërat “e fshehura”, qytetarët nuk do ta lejojnë atë. Ndërsa, deputeti i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu, tha se situata në Malin e Zi po i afrohet një gjendje të jashtëzakonshme për të gjitha bazat dhe se duhet gjetur një gjuhë e përbashkët.

SHARE