QEVERIA E MALIT TË ZI TË PËRQËNDROHET NË REFORMAT E MËTEJSHME

Anëtarët e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian miratuan Raportin mbi Malin e Zi, të raportuesit Tonino Piculla. Eurodeputetët shprehën mbështetjen e plotë për procesin e pranimit të Malit të Zi në BE dhe i bënë thirrje qeverisë së re të përqëndrohet në reformat e mëtejshme. Eurodeputetët nga Komiteti i Punëve të Jashtme vlerësuan përparimin e Malit të Zi në luftën kundër krimit të organizuar dhe u bënë thirrje autoriteteve të shpejtojnë reformat, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, drejtësisë, lirisë së medias dhe luftës kundër korrupsionit. Për raportin votuan 58 deputetë, katër deputetë ishin kundër, ndërsa 9 abstenuan.

SHARE