NËNSHKRUHET MEMORANDUMI I BASHKËPUNIMIT PËR PROJEKTIN E AUTOSTRADËS TIVARË-BOLARE

Përfaqësuesit e Qeverisë së MZ dhe të  kompanisë kineze China Road dhe Bridge Corporation (CRBC) nënshkruan Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për projektin e ndërtimit të autostradës Tivarë-Bolare mbi parimet e partneritetit privat-publik.

Nga Shërbimi i marrëdhënieve me publikun të Qeverisë së Malit të Zi, u kumtua se  këtë Memorandum e kanë nënshkruar Ministri i Transportit dhe Marrëdhënieve Detare, Osman Nurkoviq dhe drejtori teknik i CBRC-së në Mal të Zi, Sun Jaoguo.

Kryeministri i MZ, Dushko Markoviq pati sot takim me përfaqësuesit e CRBC-së dhe eksportit shtetëror kinez të eksportit Exim Bankës, ku u vlerësua se autostrada përmes Malit të Zi është e rëndësishme për MZ, por edhe për këtë bankë dhe këtë kompani. Bashkëbiseduesit kumtuan se ishin të kënaqur me dinamikën e punimeve në pjesën prioritare të autostradës Tivarë-Bolare, nga Smokovci deri në Matashevë .

Ata theksuan se janë të gatshëm të intensifikojnë intensitetin e punës duke punësuar më shumë punëtorë këtë vit dhe duke angazhuar pajisje shtesë për ndërtime, por edhe për të përshpejtuar zgjidhjen e sfidave eventuale.

Siç theksuan përfaqësuesit e Exim Bankës dhe kompanisë kineze CRBC, ata janë të gatshëm të marrin pjesë në vazhdimin e ndërtimit të autostradës përmes Malit të Zi, përkatësisht në realizimin e seksionit të dytë dhe të tretë nga Matasheva deri në Andrijevicë dhe nga Andrijevica deri në Bolare, menjëherë pas përfundimit të seksionit prioritar.

Markoviq tha se qëllimi i Qeverisë së MZ,  është që këto dy seksione të kontraktohen deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesit e Bankës Exim thanë se pjesa prioritare e autostradës malazeze është investimi i tyre më i madh në rajon, për ç’ gjë këtij projektit i japin një rëndësi të veçantë. Në takim morën pjesë ministri i Financave dhe ministri i Transportit dhe Çështjeve Detare, Darko Radunoviq dhe Osman Nurkoviq, zëvendëspresidentët e Bankës Exim dhe kompanisë CRBC, Cie Ping dhe Du Fei, drejtori i përgjithshëm i CRBC-së, për Evropën Qendrore dhe Lindore, Zhang Chiaojuan dhe drejtori i përgjithshëm i CRBC-së në Malin e Zi, Hei Shiqijang.

SHARE