NË MAL TË ZI KA PASUR 180 RAPORTE PËR SPUTNIK V, NDËRSA 12 PËR ASTRAZENECA

Deri më tani, në Mal të Zi, 195 raporte të reagimeve anësore pas marrjes së vaksinavekunder koronavirusit janë dorëzuar në Institutin e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, më së shumti për Sputnik V, ndërsa 12 kanë të bëjnë me AstraZeneca. Shefja e Departamentit të Farmakovigjilencës, Farmakoepidemiologjisë dhe Informacionit mbi Barnat në Institut, Vesellinka Vukiçeviq, tha se ato kryesisht u referoheshin etheve, lodhjeve, dhimbjes së kokës si dhe dhimbjes muskulore dhe në vendin e administrimit të vaksinës. Siç është njoftuar, 40,000 vaksina ruse Sputnik V do të mbërrijnë në Mal të Zi, si dhe vaksinat Pfizer.

SHARE