FORCA: MESAZH URIMI PËR FILLIMIN E MUAJIT TË RAMAZANIT

Të nderuar besimtare dhe besimtarë,

Më lejoni që në emër tëForcës së Re Demokratike por edhe në emrin tim personal, t’ju uroj përzemërsishtpër fillimin e muajit të begatë të Ramazanit.

Nesër, me datë 13 prill është dita e parë e këtij muaji të madhërueshëme njëkohësisht edhe dita e parë e agjërimit. Agjërimi mbart në vetvete sakrificën dhe përkushtimin ndaj Zotit, ku agjërimi ka qëllim kryesor fitimin e kënaqësisë së Zotit.

Me agjërimin e muajit të Ramazanit shprehet më së miri besimi, humanizmi dhe sinqeriteti, të cilat virtyte duhet të stolisin çdo besimtar edhe në jetën e tij të përditshme. Edhe ky vit na gjen në situatë jo të mirë nga pandemia, ku duhet të tregojmë kujdes të veçantë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin për ta tejkaluar këtë sfidë me besim dhe përkushtim.

Muaji i madhërishëm i Ramazanit na rikujton dashurinë, kujdesin dhe vëmendjen që duhet të kemi për njerëzit që na rrethojnë, veçmas në këtë kohë pandemie përato që ndihma i nevojitet. Ne këtë mënyrë të bëhemi shkak që edhe shoqëria jonë të veçohet nga mirësia, harmonia dhe paqja.

Uroj agjërim të lehtë, adhurime dhe vepra të mira për gjithsecilin të pranuara nga Zoti i Gjithësisë!

Kryetar

Nazif Cungu

SHARE