ZBUTEN MASAT NË DISA KOMUNA NË MAL TË ZI

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë zbutur masat epidemiologjike në disa komuna në Mal të Zi. Duke pasur parasysh rënien e numrit të të infektuarve në Ulqin, Bijello Pole, Tivar dhe Cetij, objektet hotelierike në këto qytete lejohen të punojnë brenda vetë objekteve. Deri në katër persona lejohen në një tryezë, si brenda ashtu edhe jashtë. Banorëve të këtyre qyteteve u lejohet trafiku ndërqytetas dhe hyrja / dalja nga territori i komunave gjatë ditëve të javës. Lejohet gjithashtu të punohet në qendrat tregtare, stendat / tezgat, etj., organizatorët e lojërave të fatit, kompanitë dhe sipërmarrësit që ofrojnë shërbime në qendrat e fitnesit dhe palestrat. Përveç kësaj, në këto qytete, institucionet arsimore do të punojnë në një regjim të rregullt nga 12 prilli. Në Nikshiq dhe Shavnik, lejohet puna e tarracave të objekteve hotelierike me maksimum dy persona në tryezë, si dhe puna e ndërmarrjeve dhe sipërmarrësve të angazhuar në tregtinë jo-ushqimore dhe ofrimin e shërbimeve të tjera si dyqane këpucësh dhe veshjesh, sallone bukurie, parukeri, etj., nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 21.00. Nga ana tjetër, duke marrë parasysh se situata në Danillovgrad është disi më e keqe tani, vetëm tarracat mund të punojnë në objektet hotelierike, me kusht që deri në dy persona të jenë në tryezë ndërsa trafiku ndërqytetas nuk lejohet.

SHARE