NË RENDIN E DITËS NUK KA PASUR VENDIM MBI SHTETËSINË

Në agjendën e seancës së sotme të Qeverisë së Malit të Zi, nuk ka pasur asnjë Propozim për ndryshime në Vendimin mbi kriteret për fitimin e shtetësisë malazeze. Qeveria njoftoi se dokumenti do të jetë në agjendën e Qeverisë kur të plotësohen kushtet procedurale. Qeveria thotë se “interesat më të mira të qytetarëve janë qëllimi kryesor i gjithë veprimit të qeverisë”. Ndryshimet në Vendim përcaktojnë që qëndrimi i përkohshëm mund të konsiderohet qëndrim i ligjshëm, në vend të përhershëm siç është përcaktuar deri më tani. Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi parashikon që Mali i Zi mund të marrë edhe 13 deri në 15 mijë votues të tjerë që kanë një vendbanim të përkohshëm dhe tani janë kryesisht shtetas të Serbisë, Rusisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Një projektligj mbi ndryshimet në Ligjin për Regjistrat e Vendbanimit është përgatitur gjithashtu, i cili do të rezultojë në heqjen e së drejtës për të votuar rreth 40,000 nenshtetas malazezë nga diaspora shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi. Me njoftimin e Qeverisë për të miratuar Vendimin për marrjen e shtetësisë malazeze u mbajten protestat e qytetarëve të pakënaqur në disa qytete të Malit të Zi.

SHARE