Qeveria e Malit të Zi ftoi gjithë subjektet e interesuara, që të propozojnë kushtet dhe modelet për ndërtimin e pjesëve të tjera të autostradës Tivarë-Bolare, mbi parimet e partneritetit privat-publik, tha ministri i transportit të MZ, Osman Nurkoviq.
Kompania CRBS është kompania e parë e interesuar që të vazhdojë ndërtimin e autostradës dhe siç tha Nurkoviq, kinezët nuk do të favorizohen, por që Qeveria do të zgjedhë ofertën më të favorshme.
Prandaj, përfaqësuesit e Qeverisë dhe kompanisë kineze CRBC do të nënshkruajnë nesër një memorandum për ndërtimin e autostradës , përmes një partneriteti privat-publik për vazhdimin e ndërtimit të autostradës.
Nurkoviq tha se ky memorandum nuk do të thotë që kinezët do të ndërtojnë vazhdimin e autostradës.
Ndërkaq, Memorandumin për ndërtimin e autostradës me metodën e partneritetit privat-publik për vazhdimin e ndërtimit të autostradës, Qeveria e MZ, e ka miratuar sot.
“Prandaj, ftoj të gjitha palët e interesuara që të shprehin interesin e tyre dhe të propozojnë kushte dhe modele për realizimin e pjesëve të tjera të autostradës Tivarë-Bolare mbi parimet e partneritetit privat-publik dhe bazuar në praktikat më të mira që do të shqyrtohen më vonë nga Qeveria “, tha ministri i Transportit të MZ, Osman Nurkoviq , pas seancës së Qeverisë.