Kryeministri i MZ, Dushko Markoviq, gjatë takimit me shefen e misionit të Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian të OSBE/ODIHR-së, për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi Kajetan De Zulueta Outram, theksoi se ai beson se edhe këtë herë Mali i Zi do të zhvilloi një proces zgjedhor demokratik të kualitetit të lartë.
Siç kumtohet nga Qeveria e MZ, Kryeministri malazez përshëndeti praninë e misionit në MZ, duke kujtuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera të Malit të Zi me OSBE / ODIHR-në, si në fushën e përmirësimit të legjislacionit zgjedhor, ashtu edhe në çështjet e tjera të rëndësishme për proceset demokratike në Mal të Zi, gjatë partneritetit afatgjatë.
“Duke theksuar rëndësinë e misionit dhe aktiviteteve të saj gjatë zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, Markoviq rikujtoi të gjitha vlerësimet e mëparshme pozitive të proceseve zgjedhore në Mal të Zi nga OSBE-ja dhe organizatat e tjera relevante ndërkombëtare dhe shprehu besimin se Mali i Zi gjithashtu do të zhvilloi edhe kësaj radhë një proces zgjedhor demokratik të kualitetit të lartë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së MZ.