INSTITUTI: 10 TË VDEKUR, 333 RASTE POZITIVE

10 persona të infektuar me koronavirus vdiqën në Malin e Zi dhe 333 raste të reja të infeksionit u regjistruan, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, laboratorë të tjerë publik dhe privatë që merren me diagnozën e infeksionit të ri të koronavirusit përfunduan analizën dje dhe paraqitën rezultate në Institutin për 1.712 mostra të koronavirusit të ri. Që nga rezultatet e djeshme, 10 vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut në pacientët e komunave: Podgoricë (4), Nikshiq (2), Plevle (2), Bijello Pole (1) dhe Berane (1). Deri në orën 15:00, raportohet shërimi në 552 pacientë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Mal të Zi është 6.023, 72 në komunën e Tuzit.

SHARE