INSTITUTI: REGJISTROHEN 12 VIKTIMA

12 persona të tjerë të infektuar me koronavirus vdiqën në Malin e Zi dhe u regjistruan 355 raste të reja të infeksionit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, laboratorë të tjerë publik dhe privatë që merren me diagnozën e infeksionit të ri të koronavirusit përfunduan analizën dje (e mërkurë, 31 mars 2021) dhe paraqitën rezultate në Institut për 1477 mostra për koronavirusin e ri. Numri më i madh i të infektuarve brenda 24 orëve është regjistruar në Podgoricë: 135, ndërsa në Tuz janë regjistruar 5 raste të reja. Deri në orën 15:00, raportohet shërimi i 537 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtazi, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Mal të Zi është 6,252.

SHARE