FINANCIM I PËRKOHSHËM NËSE NUK MIRATOJNË BUXHETIN

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të rikuperojë financat e saj, tha Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, duke paraqitur Programin e Punës dhe Propozimin e Buxhetit për 2021, i cili, sipas Ministrit të Financave Millojko Spajiq, është më i miri në historinë e Malit të Zi. Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha në një konferencë shtypi onlie se kanë pritje të mëdha nga sezoni turistik. Krivokapiq dhe Spajiq poashtu theksuan se ata nuk shohin një arsye pse buxheti nuk do të merrte mbështetjen e deputetëve në parlamentin e Malit të Zi, duke shtuar se nëse ata nuk marrin mbështetje, do të vazhdojnë me financim të përkohshëm. Duke folur për Programin e Punës së Qeverisë, Krivokapiq tha se u përpoqën të jenë sa më transparentë që të ishte e mundur dhe renditi fushat me përparësi në punën e Qeverisë. Përparësia e parë e Programit të Punës të Qeverisë së Malit të Zi është sundimi i ligjit, i cili është në korrelacion të drejtpërdrejtë me raportet e Komisionit Evropian për Kapitujt 23 dhe 24. Përparësia e dytë është Financa dhe Zhvillimi Ekonomik, i cili tregon për faktin se qeveria ka vendosur të shërojë financat dhe të përmirësojë zhvillimin ekonomik. “Përparësia e tretë është shëndeti dhe një mjedis i shëndetshëm. Nëse shikoni, pjesa më e madhe e problemeve të shoqërisë së sotme qëndron në faktin se sëmundjet ndodhin për shkak të një ambienti jo të shëndetshëm, Covidit dhe ushqimit jo të shëndetshëm të një pjese të caktuar të popullsisë,” shpjegoi Krivokapiq. Përparësitë e radhës janë edukimi dhe njohuria e shoqërisë, transformimi dixhital si dhe ajo që parashikon që Mali i Zi të jetë anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian, prandaj ata bënë Programin e Asociimit deri në 2023.

SHARE