VAZHDON RRITJA E NUMRIT TË VIKTIMAVE NË MAL TË ZI

10 persona të infektuar me koronavirus vdiqën në Malin e Zi, dhe 414 raste të reja të infektimit janë regjistruar, tha Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Pacientët e vdekur janë nga: Nikshiqi (2), Mojkovci (2), Podgorica (1), Bijello Pole (1), Plevla (1), Budva (1), Danillovgradi (1) dhe Cetija (1). Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin Kovid-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,266. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 552 pacientëve. Aktualisht në komunën e Tuzit janë 78 raste pozitive.

SHARE