DANILLOVIQ TËRHOQI KANDIDATURËN E TIJ PËR PRESIDENT: MBËSHTETJE PËR MLLADEN BOJANIQ  

Lideri i Malit të Zi të Bashkuar, Goran Danilloviq, tërhoqi kandidaturën për president të Malit të Zi dhe mbështeti kandidatin e Malit të Zi Demokratik, Lëvizjes Qytetare URA, Frontit Demokratik dhe Partisë Popullore Socialiste Mlladen Bojaniq.

“Ne besojmë se momenti është i tillë që ne duhet t’u japim mundësinë atyre për të cilët shumica e deputetëve të opozitës pretendojnë se kanë shansin më të mirë”, tha Danilloviq në konferencë për shtyp.

Danilloviq tha se Komisioni Shtetëror Zgjedhor i ka frikësuar qytetarët dhe ishte pothuajse e pamundur të mblidheshin më shumë nënshkrime. Opozita ka katër përfaqësues në KSHZ, por nuk na shërben për nderë që në mënyrë të papërgjegjshme të identifikohen të gjithë njerëzit, si ata që kontrabanduan, si ata të ndershmit të cilët mund të qëndrojnë në prag”, tha Danilloviq. Ai tha se mundësitë kanë ndryshuar pasi që lideri i PDS-së, Millo Gjukanoviq, vendosi të kandidojë për president. “Ndjej përgjegjësi dhe dua ta mbroj partinë.

Nuk dua që të bie as një dyshime në subjektin tim Mali i Zi i Bashkuar. Për këtë kam vendos edhe pse i kam të krijuara kushtet që të paraqesë kandidaturën, unë heqi dorë nga kandidatura, tha Danilloviq.

SHARE