GRUPET PRIORITARE: OFICERËT E POLICISË, MËSIMDHËNËSIT, GAZETARËT

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi ka zgjeruar grupet prioritare për vaksinimin kundër koronavirusit. Që nga sot, vaksinimi është i mundur për të gjithë qytetarët e moshës 65 deri 69 vjeçare. Përveç tyre, fillon vaksinimi i personave që pavarësisht moshës konsiderohen jashtëzakonisht të prekshëm klinikisht. “Vaksimi është gjithashtu në dispozicion për një numër profesionesh: punonjës në Administratën e Policisë, Ushtrinë e Malit të Zi, detarë, punonjës të medias, edukatorë (nga çerdhet deri në fakultete), farmacistë dhe punonjës në organet shtetërore, vetëqeverisje lokale organeve të tjera,” thuhet në deklaratën e Ministrisë. Sipas tyre, prokurimi dhe shpërndarja e 24,000 dozave të AstraZeneca krijoi mundësi shtesë për të zgjeruar grupet e synuara për vaksinimin e Covid-19, përveç grupeve tashmë të identifikuara me përparësi, vaksinimi i të cilave është në zhvillim e sipër.

SHARE