TURISTËT NGA SERBIA MUND TË HYJNË PA KUFIZIME DHE TEST

Mali i Zi do të përpiqet të sigurojë hapje dhe siguri për turistët, dhe veçanërisht për ata nga Serbia, në mënyrë që ata të mund të hyjnë pa kufizime dhe teste, u njoftua në takimin midis Ministres së Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq dhe Kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq. Boroviniq Bojoviq vlerësoi se është e nevojshme të vazhdohet dhe thellohet bashkëpunimi midis Malit të Zi dhe Serbisë për të kapërcyer krizën e shkaktuar nga koronavirusi. Gjatë ditës së dytë të vizitës së saj dy-ditore në Serbi, ajo theksoi angazhimin e Malit të Zi për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale me Serbinë në nivelin më të mirë të mundshëm.

SHARE