Përfaqësuesit e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve presidenciale, në Mal të Zi, për vitin 2018, (OSBE / ODIHR), filluan monitorimin e medieve gjatë fushatës zgjedhore. Gjatë misionit të vet, ata do të monitorojë përputhshmërinë e detyrimeve të medieve në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve dhe do të vëzhgojnë nëse procedura e përgjithshme janë në përputhje me legjislacionin vendor.
Përfaqësuesit e misionit vëzhgues të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, për vitin 2018 (OSBE / ODIHR), gjegjësisht shefja e këtij misioni Tana de Zulueta dhe analisti i medies Gjuzepe Millaco, vizituan Agjencionin për Media elektronike dhe bisedua me drejtorin Abaz Belim Xhafiq, me bashkëpunëtorë.
“Me këtë rast, ata shkëmbyen pikëpamjet e veta për ndryshimet në Ligjin për mediet elektronike që lidhen me detyrimet e Agjencisë dhe medies elektronike gjatë fushatës zgjedhore”, kumtuan nga agjencia.
Xhafiq, siç kumtuan, prezantoi aktivitetet që AME ndërmori për të aplikuar ndryshime në Ligjin për mediet elektronike, të cilat i referohen reklamave politike dhe fushatave zgjedhore.
“Shefja e misionit Tana de Zulueta, theksoi se ata filluan të monitorojnë mediet gjatë fushatës zgjedhore dhe se do të monitorojnë pajtueshmërinë e detyrimeve zgjedhore, si dhe do të monitorojnë nëse e gjithë procedura është në përputhje me legjislacionin vendas”, thuhet në kumtesë. Bashkëbiseduesit kumtuan se takimi ishte në vazhdën e vazhdimit të bashkëpunimit të mirë midis AME-së dhe OSBE- ODIHR-së.