Të gjitha vaksinat kundër virusit Covid-19 i janë nënshtruar studimeve rigoroze, në mënyrë që të sigurohen që ato të jenë sa më të sigurta, njoftoi Qeveria e Malit të Zi. Qeveria e dha këtë në përgjigje të pyetjeve të qytetarëve në platformën covidodgovor.me. Të rikujtojmë se imunizimi kundër Covid në Malin e Zi filloi më 20 shkurt. Deri më tani, doza e parë e vaksinës u është dhënë gjithsej 8,074 qytetarëve, dhe të dyja dozat 595. 60,158 njerëz kanë aplikuar për vaksinim.