Lista e votuesve e cila udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, përditësohet rregullisht dhe të dhënat në të janë të sakta, kumtuan nga ky departament.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme, kumtuan se nuk janë të sakta pohimet e thëna gjatë emisionit “Replika”, i cili transmetohet në Shërbimin Publik, e që ka të bëjnë me atë se lista e zgjedhësve nuk është e mirë, sepse nuk është pastruar, pohim ky, të cilin e ka thënë anëtari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Velo Çagjenoviq, e të cilin e konfirmoi edhe Millica Kovaçeviq nga QTD-ja.
“Ju lutemi vini re që Lista e Votuesve është formuar në bazë të të dhënave nga regjistri i vendbanimit, regjistri i shtetasve malazezë dhe regjistrat e lindjeve dhe vdekjeve , prandaj procedurat administrative në këto regjistra mbahen vetëm me kërkesë të palëve, që do të thotë që të gjitha ndryshimet e pasqyruara në listën e zgjedhësve nga këto regjistra janë bërë me kërkesë të votuesve “, kumtuan nga MPB-ja.
Ata gjithashtu kumtuan se MPB-ja, i informon votuesit me shkrim për çdo ndryshim në listën e votuesve.
“Duke pasur parasysh kompetencat ligjore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pjesën e kompetencës së mbajtjes së regjistrit të votuesve, është e habitshme që ekipi redaktues i transmetimit të përmendur, qoftë në përgatitje apo në realizim, nuk ka konsultuar apo kërkuar informata nga organi shtetëror dhe në këtë mënyrë publiku ka mbetur i privuar për informacione të sakta.
Ne besojmë se me pjesëmarrjen eventuale të përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme, ose duke u konsultuar dhe duke kërkuar informacione nga ky organ shtetëror, opinioni publik do të kishte pas mundësi të fitojnë një pasqyrë më të mirë informimi dhe të mënyrës së udhëheqjes së listës së votuesve “, kumtohet në reagim të MPB-së.