KURTI PRANON ZYRTARISHT DETYRËN E KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS

Albin Kurti ka pranuar zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës. Me ceremoni shtetërore, ish kryeminsitri Avdullah Hoti i ka dorëzuar postin. Kryeministri Albin Kurti dhe ish-Kryeministri, Avdullah Hoti kanë parakaluar para Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 përqind në zgjedhjet e 14 shkurtit. Derisa dje, me 67 vota pro në Kuvend u formua qeveria Kurti. Kurti ekzekutivin e ri e ka formuar me partitë e komuniteteve joserbe. Qeveria e tij ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri, pesë prej të cilave do të udhëhiqen nga gra. Në paraqitjen e tij në parlament ai tha se shëndetësia, arsimi dhe drejtësia do të jenë përparësi të punës së kabinetit të tij. Zoti Kurti tha se sfida kryesore është përballja me pandeminë e COVID-19.

SHARE