DITË ZIE NË SHUMICËN E KOMUNAVE NË MAL TË ZI

Në shumicën e komunave të Malit të Zi – Podgoricë, Cetijë, Kolashin, Mojkovc, Ulqin, Danillovgrad, Shavnik, Plavë, Petnjicë, Guci, Rozhajë, Zhablak, Plevle, Nikshiq, Tivar, Bijello Pole dhe Herceg Novi, sot është ditë zie në kujtim të të ndjerëve nga pasojat e koronavirusit në territoret e këtyre komunave. Më herët, Budva deklaroi 26 Shkurtin si Ditë Zie. “Dita e zisë është shënuar duke shfaqur flamur gjysmë shtizë në ndërtesat e administratës së atyre qyteteve, shërbimeve publike, kompanive dhe institucioneve themeluesit e të cilave janë, si dhe mjediset e bashkësive lokale. “Përvjetori i vdekjes së viktimës së parë të virusit corona në Mal të Zi na detyron të trajtojmë të gjithë viktimat e kësaj plage planetare me respekt të veçantë dhe t’u tregojmë dhembshuri familjeve të tyre që papritmas humbën të dashurit e tyre,” tha Kryetari i Komunës së Podgoricës Ivan Vukoviq. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha që Qeveria pret të shpallë 22 Marsin si ditën e përkujtimit kombëtar për të gjitha viktimat e virusit corona dhe të shqyrtojnë idenë e ngritjes së një monumenti.

SHARE